-2 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Nijazi Kryeziu: Pistonat elektronik në Zonën Historike të Prizrenit

Nijazi KryeziuuDrejtori i Urbanizmit në Prizren Nijazi Kryeziu se vendosja e pistonave elektronik është një ide konform të gjitha akteve ligjore, pasi që mundëson qarkullim me automjete vetëm të banorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve në zonën historike të Prizrenit.

“Ne si dikaster nuk e kufizojmë lirinë e lëvizjes, por jemi të përkushtuar që të vendosim rregulla në respektim të rendit në këtë zonë”, ka thënë Kryeziu, në debatin e organizuar nga OJQ “ Ec Ma Ndryshe”.
Edhe banorët dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe institucioneve dhanë vlerësimet e tyre për këtë projekt.

Nexhat Palushi, banor dhe pronar i një objekti biznesor në këtë zonë, kërkoi që organet kompetente të lejojnë një rrugë, e cila do të mundësonte kyçje alternative 24 orë për banorët dhe zejtarët që jetojnë dhe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë zonë.

Ndërsa, Veton Rruka, banues në këtë zonë, tha se me vendosjen e e psitonëve në vendet e përcaktuara nga organet kompetente komunale, e kufizon lirinë e lëvizjes së banorëve që jetojnë aty.

Përfaqësuesi i komunitetit të biznesit në këtë zonë, Refet Bushati, kërkoi që pistonat të vendosen në zonën e ngushtë të Shatërvanit, ndërsa të rifunksionalizohet rruga e vjetër e Qafës së Pazarit.

Flaka Xërxa, nga OJQ “ Ec Ma Ndryshe”, kërkoi nga drejtoria komunale që të angazhojë ekspertë që të bëhet një studim më i thellë fizibiliteti, duke marrë parasysh edhe sugjerimet e komunitetit që jeton aty, dhe zejtarëve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Në fund drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, duke dhënë përgjigje në pyetjet dhe vlerësimet e pjesëmarrësve, tha se së shpejti do të bëhet vendosja e pistonave në këtë zonë, por nuk e saktësoi kohën se kur do të vihen në funksion këto barriera. /TV Prizreni/

Më Shumë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin...

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Lajmet e Fundit