9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Krijohet loja “Nali ISË”, kryeministri parandalon emigrantët

foto_ljaEmigrimi ilegal i kosovarëve përmes Serbisë drejtë vendeve të BE-së, nuk ka të ndalur. Shifrat e kosovarëve që kanë emigruar jashtë vendit variojnë të jenë të ndryshme, varësisht kush i jep ato shifra. Por një gjë dihet, se numri i emigruesve është shumë i madh.

Këto ngjarje që po tronditin mbarë opinionin e shqiptarë, por edhe atë evropian, i kanë shtyrë disa programerë të BesketDUO që të krijojnë lojën “Nali ISË”, e cila mund të mund të luhet më sistemin operativ ‘Android’.

Kryepersonazhi i lojës “Nali ISË” është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili i ndal autobusët të cilët kalojnë pa ndërprerë rrugës për Suboticë.

Zhvilluesit e lojës pranë ekipit ‘BesketDUO’, i thanë Gazetës KNN se ideja që të bëjnë një lojë të tillë ka qenë se këto ngjarje të cilat po e tronditin çdo ditë opinionin shqiptar dhe më gjerë ende nuk kanë të ndalur dhe sipas tyre, nuk po tregohet aq seriozitet institucional që të merren me këtë çështje.

“Duke e parë fluksin e madh të popullatës së pafajshme, duke migruar neper shtetet evropiane, për të kërkuar një jetë më të mirë dhe nga ana tjetër duke mos parë ndonjë iniciativë serioze nga Qeveria që të ndalë këtë fluks, pos deklaratave të tyre, na ka lindur ideja që të bëjmë këtë lojë, e cila shpresojmë që në një të ardhme të luhet vetëm si lojë, duke mos u lidhur më me realitetin në vend”, ka thënë një nga zhvilluesit e lojës “Nali ISË”.

Kryeministri në këtë lojë i ka gjashtë jeta, nëse e ndal një autobus e fiton një pikë, ndërsa për çdo autobus që i ikë, e humbë nga një jetë./Gazeta KNN/

Nali Ise-loja

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.besketduo.naliise

Më Shumë

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Zyrën e Doganës në Prizren janë identifikuar parregullsi në një dërgesë të deklaruar nga...

105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të...

Lajmet e Fundit