11.6 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Nis marshi i Ushtrisë


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar pakon e ligjeve me të cilat ndryshohet roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë Ushtarake, duke nisur kështu procesin e transformimit në Ushtri.

Si rrallëherë në këtë legjislaturë, Kuvendi ka mbajtur një seancë që ka prodhuar vendimmarrje. Deputetët sot votuan Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjatë shqyrtimit mes dy leximeve janë rekomanduar edhe mbi 40 amendamente, me përkrahjen e Komisioneve funksionale, të cilat janë votuar nga 107 deputetët e pranishëm në seancë.

Neni i ligjit të sapo aprovuar që përmban kompetencat dhe detyrat e FSK-së, ka gjithsej tre paragrafë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin e ndryshuar, sipas rekomandimit të Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së. Në ligjin e sponsorizuar nga Qeveria thuhej vetëm “integritetin…”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

Veprimet e përgjithshme që FSK-së i përshkruhen janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës; Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Kosovës; Mbështetja ushtarake e autoriteteve civile, dhe; Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Më Shumë

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajz? një vajzë ka dalë nga shtëpia në mëngjesin e së hënës në Prizren. Ajo është lajmëruar në polici si e zhdukur. “Është raportuar se...

Lajmet e Fundit