Nis votimi në Prizren

Kutitë e votimit janë hapur edhe në Prizren. Votimi tashmë ka nisur edhe në shkollën “Abdyl Frashëri”.

T7 po qëndron në Prizren, ku ka biseduar me menaxherin e kësaj qendre, Alidin Flugajn, i cili ka thënë se gjithçka ka nisur me kohë në këtë qendër dhe se tashmë qytetarët kanë nisur të votojnë.

“Në këtë qendër votojnë mbi 10 mijë votues dhe gjithçka është gati. Tani më ka kaluar ora 07:00 dhe njerëzit e parë kanë filluar të vijnë, por po shpresojmë që gjatë ditës të rritet numri i tyre. S’kemi pas probleme sa i përket përgatitjeve. Komisionerët kanë ardh në kohë dhe gjithçka është në rregull. Nëpër koridore janë vendosur shenja për mbajtje të maskave, distancës sociale e masa të tjera”, ka thënë Flugaj./Gazeta Express

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit