NISMA apel qeverisë: Kërkesat e protestës të merren seriozisht

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

“Kryesia e NISMA-s për Kosovën falënderon të gjithë qytetarët dhe simpatizantët e saj për pjesëmarrje në protestën kundër “kapjes së shtetit”, të mbajtur më 18 prill në Prishtinë, protestë kjo e organizuar nga partitë opozitare, LVV, AAK dhe NISMA për Kosovën”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti.

“NISMA për Kosovën, falënderon të gjithë për respektimin e rëndit dhe ligjit gjatë kohës së protestës”.

“Gjithashtu, NISMA i bënë apel qeverisë, që të gjitha kërkesat e parashtruara në protestë të merren seriozisht nga institucionet e vendit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit