20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Nisma-AKR kalon pragun, por ja sa dëmtohen partitë tjera me deputetë

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës nëse kalon pragun me 5.02 për qind të votave të fituara, sipas rezultatit të rinumërimit të 82.49% të votave nga 314 vendvotime që janë duke u rinumëruar.

Bazuar në këtë rezultat i bie se me hyrjen e Nismës në Kuvend, partitë tjera parlamentare do të kenë më pak deputetë, seç kanë pasur deri tash, shkruan Insajderi.

Rrjedhimisht i bie se Vetëvendosje me 25.49% të votave do të ketë 29-të deputetët në Kuvend dhe jo 31 sa të do të kishte pa Nismën në Kuvend.

Dy deputetët më pak do të ketë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 30 sa do të kishte me 24.82% pas certifikimit të rezultateve do të ketë vetëm 28 deputetë.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-PSD do të kenë nga një deputet më pak, shkruan Insajderi.

PDK do të ketë 24 deputetë nga 25 prej 21,24% të votave dhe AAK-PSD 13 nga 14 deputetë prej 11,57% të votave të përgjithshme./GazetaInsajderi/

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Lajmet e Fundit