9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Nisma në Prizren: Komisioneri i PDK-së kapet me duke e nxjerrë fletëvotimin jashtë vendvotimit

Nisma në Prizren, thotë se qytetarëve po u bëhet trysni gjatë procesit të votimeve nga militant të partive tjera.

Sipas këtij, subjekti politik, një komisioner I PDK-së është kapur me vote të zbrazët duke tentuar ta nxjerrë jashtë vendvotimit.

“Akoma më shqetësuese është fakti se në shkollen fillore “Mati Logoreci” është kapur komisioneri i PDK-së, duke tentuar të nxjerrë fletvotimin e zbrazet jashtë, për ta dëmtuar procesin demokratik te zgjedhjeve me fenomenin siç njihet si “treni bullgar”.

“Nisma në Prizren kërkon nga organet e rendit dhe nga organizatori i zgjedhjeve që të mbahet rendi në objektet shkollore ku votohet, sepse qytetarëve po u bëhet trysni nga militantet e subjekteve të ndryshme dhe menaxherave të shkollave, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të procesit zgjedhor”.

“Raste të tilla kemi në qendrat e votimit 2004A .Motrat Qiriazi (Kurilla), 2006A, Fadil Hisari, (Tusuzi), në 2029A në shkollen fillore Luigj Gurakuqi në (Nashec), 2042A SHFM. 11 . marsi,(Teknika) 2026A në Hoqë të Qytetit”.

“Ftojmë edhe njëherë organet përgjegjëse që marrin masa shtesë, në mënyrë që të ruhet procesi zgjedhor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit