11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Nisma në Prizren merr vendim për zgjerim

Nisma per kosove1Nisma për Kosovë-Dega në Prizren, ka marrë vendim që të zgjerohet.

“Pas një cikli aktivitetesh politike të Nismës në Prizren dhe pas një vlerësimi dhe analize të bërë nga Kryesia është marrë vendim që të bëhet zgjerimi i Kryesisë së Degës në Prizren”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren.

“Kjo degë qysh në themelimin e saj, ka lënë hapësirë dhe mundësi të mjaftueshme për anëtarësime të reja”.

Vendimi për zgjerim të Degës në Prizren, është marrë në prani të kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqit.

“Në mbledhjen e fundit janë vlerësuar aktivitetet që Nisma në Prizren, i ka realizuar para dhe pas zgjedhjeve nacionale”.

“Po ashtu janë identifikuar të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut të tillë dhe pikërisht për këtë ‘’Nisma për Kosovën’’- dega Prizren bashkë me bekimin edhe të udhëheqësve më të lartë të partisë , mori vendim për zgjerim të Kryesisë “.

Nisma në Prizren, gjithashtu ka mbajtur takim edhe me përfaqësuesit e këshillave të kësaj dege.

“Ky takim ishte i karakterit falenderues për të gjithë përfaqësuesit e këtyre këshilleve për punën e bërë”.

“Kjo ishte dëshirë ekskluzivisht e kryetarit të Nisma për Kosovë Fatmir Limajt dhe e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit...

Lajmet e Fundit