-2 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

NISMA përkrahet fuqishëm edhe në fshatin Korishë të Prizrenit

Nisma-KorisheNISMA për Kosovë përkrahje të fuqishme ka marrë edhe në fshatin Korishë të Prizrenit. Në mesin e qindra qytetarëve të këtij fshati, kualicioni NISMA-BD, ka prezantuar kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 8 Qershorit.

Kryetari i NISMËS për Kosovë, Fatmir Limaj, kërkoi nga banorët e fshatit Korishë që të bëhen pjesë e vizionit të NISMËS dhe që me 8 qershorë, ky vision të triumfojë edhe në këtë fshat. Ai, veqanërisht u fokusua në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Për shtat vite Kosova ka pasur regres ekonomik, dhe premtimet e liderve politik për zgjedhjet e 8 qershorit janë mashtrim për opinionin dhe qytetarët e Kosovës, NISMA ka vizion të qartë në zhvillimin ekonomik të vendit duke u mbështetur në resurset njerëzore dhe natyrore të saj”, theksoi Limaj.

Kurse, kryetari BD-së, Zafir Berisha para qytetarëve të Korishës tha se është momenti vendimtarë që me 8 qershorë të mbështeten ndryshimet e nevojshme për perspektivën e Kosovës që gjenden në numrin 59 dhe me votën tuaj të ndëshkoni ata që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e shtetit tonë.

“Kërkoj që mos të bieni viktimë e soit të Enver (Burdush) Hoxha, i cili nuk i ka lënë vend vetës në vendlindjen e tij, por është vërsulur qytetit të Prizrenit për të grabitur ndonjë votë”, tha Berisha.

“Zhvillimi i mirëfillt ekonomik do të jetë prioritet i prioriteteve për ne në qeverinë e ardhëshme dhe po ashtu prioritet do te jetë edhe siguria e vendit që garanton zhvillimin e vendit tonë në çdo sferë. Jemi të vendosur që bjeshket e Kabashit ti shpallim zonë turistike nga ku do të përfitojnë banorët e kësaj ane”, tha ai.

Para atë pranishmëve në këtë takim foli edhe kandidati që vjen nga kjo anë, Hysni Daka, i cili kërkoi mbështetjen e bashkë fshatarëve të tij dhe Sedullah Hoxha, i cili u fokusua në përmisimin e gjendjes në shëndetësi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK-ja në Prizren mori 15,546 vota

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë 15,546 vota, që përbëjnë...

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Lajmet e Fundit