Një 22-vjeçar gjendet i vdekur në Mirushë të Malishevës

Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Mirushë të Malishevës në orët e mëngjesit të së hënës.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore dhe se rasti është trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot rreth orës 8:50 në fshatin Mirushë-Malishevë është raportuar për një person i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur në vitin 2000. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit