10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Një i burgosur i jep fund jetës së tij

?Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Fierit ku një prej të dënuarve i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas të dhënave paraprake një 38 vjeçar është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij pa shenja jete.

Mësohet se i dënuari kishte përdorur kanatjeren e tij që e kishte kthyer në formë litari për të ndërmarrë aktin ekstrem.

38 vjeçari identiteti i të cilët nuk është bërë ende i ditur, ishte dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.

Mësohet se dy ditë më parë ai ishte transferuar nga Vlora në burgun e Fierit, raporton Kp.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar këtë të burgosur të ndërmarrë një akt fatal për jetën tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen plot të kësaj ngjarje.

Më Shumë

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Lajmet e Fundit