10.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Një burrë me thikë kërcënonte kalimtarët në Oslo të Norvegjisë, vritet me armë zjarri nga policia

Një burrë raportohet se i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët në rrugët e kryeqytetit norvegjez, Oslo, të martën, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, thanë zyrtarët.

Mediat norvegjeze publikuan pamjet e sulmuesit të dyshuar, i zhveshur nga mesi lart dhe duke mbajtur një thikë.

Policia fillimisht bëri me dije se kalimtarë të rastit ishin plagosur, por më vonë tha se vetëm një polic u plagos lehtë, përcjell Telegrafi.

“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion se kjo është e lidhur me terrorizmin”, tha shefi i lartë i policisë Egil Joergen Brekke në një konferencë shtypi.

Policia tha se një makinë patrullimi në lagjen Bislett të Oslos veriore hyri në një ndërtesë për të ndaluar “përparimin” e personit.

Më pas ai sulmoi automjetin dhe arriti të hapte derën e makinës, tha zëdhënësi i policisë Torgeir Brenden.

Ai tha se “disa të shtëna” u qëlluan në drejtim të burrit, por nuk specifikoi nëse ishin oficerët e policisë në makinë që hapën zjarr.

Brenden tha se autori u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë ku vdiq.

“Për dijeninë time, nuk ka të lënduar të tjerë”, tha Brekke, shefi i policisë.

Ndryshe, muajin e kaluar një burrë i armatosur me një hark e shigjetë dhe një thikë vrau pesë persona në një qytet të vogël në jugperëndim të Oslos. /Telegrafi/

Më Shumë

Bekim Gashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, Gashi ka...

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Lajmet e Fundit