29.5 C
Prizren
E hënë, 22 Shtator, 2025

Një delegacion i Bingenit, viziton Prizrenin

Një delegacion i komunës së Bingenit të Gjermanisë, ndodhet në vizitë treditore në Prizrenit. Delegacioni i kryesuar nga kryetari i kësaj komune, Tomas Fezer, të enjten kanë vizituar edhe nikoqirin e tyre, kryetarin , Mytaher Haskuka.

Pas një takimi bashkëbisedues me mysafirët e lartë të komunës së Bingenit, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kreu i Bingenit, Tomas Fezer, mbajtën një konferencë për media.

Kryetari Haskuka, tha se kjo vizitë po realizohet në shënimin jubilar të 50 vjetorit të binjakëzimit të këtyre dy komunave dhe forcimit të miqësisë, përmes bashkëpunimit konkret në arsim, ekonomi, shkëmbim të përvojave dhe zgjidhjen e shumë çështjeve duke bërë adresimin e duhur të tyre.

Ndërkaq, kryetari i Bingenit, Tomas Fezer, foli për disa forma të bashkëpunimit në ngritjen e cilësisë së shkollave profesionale dhe mundësisë së investimeve nga biznese gjermane, në ish kampusin e KFOR-it.

“Kjo është hera e pestë që ndodhem në Prizren, dhe sa herë që vij, gjithmonë shoh ndryshime pozitive këtu. Shoh një staf të ri të qeverisjes komunale, që drejtohet nga kryetari Haskuka, tek të cilët shihet një entuziazëm për punë të mira që do të kryejnë në shërbim të qytetarëve.

Dje, vizituam gjimnazin “ Loyola”, dhe jemi dakorduar që drejtori i saj javën e ardhshme të vizitoj Bingenin, me të cilin do të bashkëbisedojmë në angazhimet e perbashkëta rreth fuqizimit të shkollave profesionale, të cilat në të ardhmen do të funksionojnë në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacioneve, ku më parë ishte i sistemuar KFOR-i gjerman.

Gjithashtu, ne do bashkëpunojmë ngushtë edhe me komunitetin e biznesit në Gjermani, për mundësitë e tyre të investimeve këtu. Gjithashtu, jemi të interesuar jashtëzakonisht të bashkëpunojmë ngushtë edhe në sferën e turizmit, pasi që Prizreni ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e këtij sektori”, theksoi ai.

Ndryshe, delegacioni gjerman përbehët nga kryetari i Bingenit, zyrtarë tjerë të kësaj komune, si dhe përfaqësues të të gjitha partive politike që veprojnë në këtë qytet./tvprizreni.info/

Më Shumë

Kabashi premton fokus në mirëqenie sociale – me projekte konkrete për familjet në nevojë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi,tregon se nëse merr besimin e qytetarëve bashkë me partinë,...

Kurti në Gjonaj: Hasit i duhet një kryetar që nuk e harron – i tillë është Artan Abrashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në një tubim në Gjonaj me qytetarët e Hasit, ku shprehu mbështetjen e tij për...

Lajmet e Fundit