12.1 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Një grua pëson lëndime të rënda trupore goditet nga një veturë në Krushë të Madhe

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Këmbësorja në momentin kur u godit nga vetura kishte qenë duke e kaluar rrugën.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

 

“Sot më datë 17.05.2022, rreth orës 13:00, policia është informuar se ne fshatin Krushë e Madhe KK-Rahovec, kishte ndodhë aksident me lëndim te renda trupore, te involvuar nje automjet dhe një këmbësorë. Deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuarin kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit VË Golf, ne aksin rrugor Prizren – Gjakovë, dhe ne dalje te fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren e cila ne momentin kishte qene duke kaluar rrugën”, tha Xhurkaj.

Tutje ai shtoi se këmbësorja për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për në QKUK.

“E lënduar pas aksidentit dërgohet ne emergjencën e spitalit Rajonal ne Prizren dhe pastaj për shkak te lëndimeve te renda trupore dërgohet ne QKUK-Prishtine. Lidhur për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të ti, i dyshuari ndalet ne qendren e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet në vijimësi”, tha Xhurkaj.

Më Shumë

Vjedhje me vlerë mbi 21 mijë euro zbardhet nga Policia e Prizrenit – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka zbardhur një rast të vjedhjes së rëndë me vlerë rreth 21,000 €, i raportuar më 3 nëntor 2025 në Stacionin...

Komuna e Prizrenit vazhdon afatin për aplikim për projektin “Ngritja e pemishteve me pemë arrore”

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se është vazhduar afati për thirrjen publike për aplikim të fermerëve për...

Lajmet e Fundit