11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Një histori e gjyshit në DokuFest

Një histori sa interesante ashtu edhe e dhimbshme. Historia e Mimit, një të moshuari nga Tirana, erdhi përmes filmit të shkurtër të titulluar “Mimi”, nga regjisori i ri, Eneos Çarka, në natën e katërt të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest.

“Mimi”, kishte kaluar të 80-at, kishte një pension të vogël dhe me gruan e tij kishin herë disa debate.

Mimi dukej se vuante nga diabeti pasi që duart e tij ishin të qara, por që kjo nuk e ndalonte Mimin të hante edhe nëse duhej fshehtazi gruas së tij.

Mimi kishte një radio të vogël, të cilën e merrte pas vetes sa herë që dilte në parkun e qytetit dhe takohej me shokët e vet. E krejt për fund Mimi, ishte edhe gjyshi i regjisorit Eneos Çarka i cili morri shumë duartrokitje nga audienca pas shfaqjes së filmit.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e DokuFest këtë vit”, tha fillimisht Eneosi, i cili vazhdoi të tregonte se pse e ka bërë këtë film dokumentar i cili zgjati 15 minuta, plot emocion e duke shpalosur një tablo personale brenda fokusit të kamerës e filmit.

“Kisha detyrë shkolle dhe duhej të bëhej një dokumentar portret, dhe gjëja më e lehtë për mua si student që isha pa përvojë ishte të merresha me dikë që kam më shumë qasje dhe një subjekt që e njoh më mirë, dhe gjëja më e bukur për të cilën kam më shumë histori e më shumë gjëra për të treguar ishte gjyshi im”, pohoi para të pranishmëve regjisori Çarka.

“Mimi”, është një film dokumentar që përpos vetë jetës së Mimit, tregon edhe jetët e të gjithë të moshuarve në vend. Ky film dokumentar është në garë në kategorinë e filmave të shkurtër kombëtarë në festivalin DokuFest. /KultPlus.com

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit