14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,074 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 146 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104,054.

Në total numri i rasteve aktive është 1,198.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës

Më Shumë

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit