8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 11 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 170.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 6 qytetarë

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më Shumë

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Lajmet e Fundit