13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Një muaj paraburgim ndaj gruas në Prizren që dyshohet se kanosi partnerin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, të pandehurës S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën kanosja.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 19 korrik të vitit 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, e pandehura S.H., seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që pasi e pandehura ka bashkëjetuar për një kohë me viktimën, me rastin e përkeqësimit të raporteve të tyre, e pakënaqur me këtë, fillon që ta shqetësojë të dëmtuarin, ku ditën kritike përmes numrit të saj të telefonit i dërgon mesazh në telefon, ku ndër të tjera e kanos me fjalët “… tash kemi për të vra se s’të kapi plumbi në Dibër tash vim te shpia jote se po të përcjellim, kemi qenë edhe mbrëmë te rruga yte por s’të kemi parë, por diej që një ditë do të bish në dorë dhe s’ke me i shpëtue me plumbit si në Dibër”, me çka tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se e pandehura ka qenë e paarritshme për organet e ndjekjes nga dita kur e ka kryer veprën penale deri në ditën kur është ndaluar në vend kalimin kufitar, shton dyshimin e bazuar që me lënien në liri të saj, përkatësisht nëse asaj nuk i caktohet masa e paraburgimit, e njëjta mund të fshihet apo arratiset dhe me këtë rast të shmanget nga organet e drejtësisë dhe përgjegjësia penale.

Më Shumë

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Lajmet e Fundit