Një muaj paraburgim për shitësin e drogës Zeqir Bajramin nga Tirana

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për Zeqir Bajramit nga Tirana e Shqipërisë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të posedimit pa autorizim të drogës.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 26.04.2015 në ora 18:35 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 26.05.2015”,njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren,Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 26.04.2015, rrethe orës 16,30 minuta në pikën kufitare të Vërmicës pa autorizim posedon narkotik, substanca psikotrope apo analoge.”

“Në në momentin kur është ndaluar në pikën kufitare me kontroll – verifikim e kryer nga ana e policisë kufitare, është gjetur një qese najloni ku në të kishte pesë qese të vogla najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 4,8 gram të cilat më pas janë konfiskuar nga ana e policisë”, njoton Kicaj/PrizrenPress/.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit