4.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Një teatër rus do ta vazhdojë punën, por do ta lejojë vetëm nga një spektator

Teatri i famshëm i operës dhe baletit “Perm” në rajonin e Uralit në Rusi është duke planifikuar t’i vazhdojë shfaqjet, pavarësisht masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, kjo do të bëhet me një kusht të veçantë: Në shfaqje do të lejohet vetëm një spektator.

Në njoftimin e zyrtarëve të këtij teatri thuhet se ky vendim ka ardhur si pasojë e gjendjes së krijuar nga koronavirusi dhe se masa e re do të fillojë të zbatohet nga fundi i këtij muaji.

“Duke nisur nga fundi i marsit, vetëm një spektator do të mund ta shikojë një shfaqje. Artistët dhe muzikantët do të luajnë vetëm për të”, thuhet në njoftim.

Teatri gjithashtu tha se së shpejti do të fillojë t’i pranojë aplikimet nga ata që duan ta shfyrtëzojnë këtë mundësi të veçantë për të qenë spektatori i vetëm në sallë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Spektatori fatlum do të caktohet përmes një shorti, por edhe do të kontrollohet nga një mjek para se të futet në sallë.

Ndryshe, në Rusi deri më tani janë konfirmuar 253 raste të koronavirusit dhe një vdekje. Qeveritë në mbarë botën kanë marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit të ri, përfshirë mbylljen e qendrave kulturore dhe ndërprerjen e garave sportive.

Më Shumë

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit