11.4 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Nxënësit e “Emin Duraku”-ut vizituan Gjykatën Themelore në Prizren

Në kuadër të nismës “Gjykatë e Hapur”, të premten u organizua vizita e nxënësve të klasave të VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta të ShFMU “Emin Duraku” të Prizrenit në Gjykatën Themelore. Vizita tematike “Njoftohu me gjykatën tënde” kishte për qëllim informimin e nxënësve rreth punës dhe shërbimeve që ofron Gjykata Themelore në Prizren dhe t’u mundësojë atyre të njihen për së afërmi me objektin e gjykatës.

Gjykata Themelore e Prizreni është gjykatë e hapur, e cila përpiqet t’i përfshijë në punën e saj të gjithë qytetarët e Prizrenit. Kjo vizitë e organizuar me ftesën e iniciativës së lartpërmendur ka për qëllim të krijojë një traditë të mirë të bashkëpunimit edhe me shkollat eqytetit.

Në pjesën e parë të vizitës nxënësit në njërën nga sallat e gjykimit u pritën nga gjykatësi Artan Sejrani gjyqtar në Departamentine Përgjithshëm, Divizioni Penal dhe zëdhënsja Afërdita Kicaj, të shoqëruar nga praktikantët e Zyrës për Informim Publik.

Sejrani prezantoi para nxënësve strukturën dhe punën e gjykatës, sfidat e punës dhe bashkëpunimin e gjykatës më qytetarët. Zëdhënësja Kicaj prezantoi punën që bënë zyra e informimit, mënyrat e komunikimit me qytetarë dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët. Takimi vazhdoi me diskutim të hapur mes përfaqësuesve të gjykatës dhe nxënësve, të cilët ishin të interesuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjyqtarët gjatë punës së tyre, kriteret për tu bërë një gjyqtarë, si dhe nxënësit u interesuan për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm, etj.

Në pjesën e dytë të vizitës, nxënësit patën rastin të njoftohen për së afërmi me objektin e gjykatës dhe të shohin se cilat janë shërbimet që i ofron gjykata për qytetarët e Prizrenit, si duken sallat e seancave gjyqësore, ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.

Iniciativa “Gjykatë e Hapur” është rezultat i bashkëpunimit në mes të Gjykatës Themelore në Prizren dhe OJQ “EC Ma Ndryshe”, me partner implementues Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Qëllimi i përgjithshëm i iniciativës është përmirësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin e drejtësisë dhe rritja e besimit në sistemin e drejtësisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi synon binjakëzim me Purkesdorfin në Austri dhe Mavrovë-Rostushën në Maqedoni të Veriut

Komuna e Dragashit ka ndërmarrë nismën për bashkëpunim të ndërsjellë si dhe binjakëzim me Komunën e Purkesdorfit në Austri. Madje propozimi për nxjerrjen e aktit...

Disa herë punime në 200 metra rrugë në aksin `De Rada` në Prizren

Assesi të gjejnë rehati banorët e një lagjeje në qytetin e Prizrenit, për shkak se brenda dy viteve, rruga "De Rada" rregullohet dhe sërish...

Lodra e të varfrit

Lajmet e Fundit