13.9 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Nxënësit e Suharekës në marsh paqësor kundër dhunës ndaj grave

Nxënësit e shkollës fillore “Destan Bajraktari”, mbajtën sot një marsh paqësor kundër dhunës ndaj gruas në shenjë solidarizimi me viktimën e fundit të këtij fenomenin, 39 vjeçaren Zejnepe Bytyqi.

Ajo është vrarë të premten në mbrëmje nga burri i saj pas disa goditjeve me thikë përderisa njëra nga vajzat e tyre ka mbetur e plagosur.

Në shkollën e cila doli sot në marsh, vijojnë mësimin edhe dy vajzat tjera të viktimës.

Marshit të qindra nxënësve i janë bashkuar edhe mësimdhënës, asamblistë, gra dhe familjarë të Zejnepe Bytyqit.

Ky marsh filloi nga shkolla fillore “Destan Bajraktari”, përgjatë rrugës Birgada 123, për të përfunduar para stacionit policor në Suharekë.

Burri i viktimës ishte i njohur për policinë, pasi vite më parë Zejnepe Bytyqi e kishte paraqitur një rast për dhunë në familje.

Mësuesja Mimoza Krasniqi, e cila ishte edhe njëra prej të shumtëve që kishin dalë në këtë ecje tha se kërkesa e tyre e vetëm është të ndalohet dhuna ndaj grave.

“Kërkesa e jona është të ndalohet dhuna ndaj grave. Ka qenë edhe kërkesë e fëmijëve, sloganet dhe pankarta e tyre e dëshmojnë këtë”, tha Mimoza Krasniqi.

Në përkrahje të marshit paqësor kishin dalë edhe disa asamblistë të Komunës së Suharekës. Behare Sopa, asambliste e komunës së Suharekës, tha se ky rast i ka prekur të gjithë dhe se gratë duhet të mbrohen nga dhuna.

“Sinqerisht, si edhe krejt femrat tjera edhe unë jam ndikuar shumë nga ky rast, sidomos në gjendjen emocionale. Ky rast ka prekur secilën familje, secilën nënë, secilën vajzë”, tha Sopa.

Më Shumë

Policia në Prizren i çon në stacion dy komisionerë që u kapën mes vete

Dy persona në Korishë të Prizrenit janë shoqëruar në Polici. Policia ka bërë të ditur se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor pas...

Artan Abrashi ushtron të drejtën e votës në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, hodhi votën e tij në qytet dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive qytetare. Para mediave,...

Lajmet e Fundit