Nxënësit e “Ymer Prizrenit”, ndjekin seancat gjyqësore në Gjykatën e Prizrenit

Shkolla Ymer PrizreniNxënësit e Shkollës Ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren-drejtimi Juridik programin e praktikës e realizojnë në Gjykatën Themelore në Prizren.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj thotë se kjo shkollë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën, në mënyrë që nxënësit e drejtimit Juridik të kryejnë punën praktike dhe të përcjellin seancat gjyqësore në sallat e gjykimeve.

“Programi i praktikës realizohet në kuadër të lëndëve “E drejta penale dhe procedurale” me udhëheqjen e profesorit Sedat Hamza dhe në lëndën “E drejta familjare dhe trashëgimore”, meudhëheqjen e profesorëve Ardian Morina dhe Muhamet Shala”,thotë Kicaj.

Nxënësit përcjellin programin e praktikës ditën e hënë, të mërkurë dhe të premte, saktësisht katër orë në javë punë praktike në gjykatë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit