22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Obama: ISIS ka humbur territor, por sulme mund të ketë ende

Presidenti amerikan, Barack Obama ka lavdëruar suksesin e arritur nga trupat amerikane dhe ato ndërkombëtare kundër grupit militant, Shteti Islamik, por ka tërhequr vërejtjen se përkrahësit e IS-it që veprojnë të vetëm do të vazhdojnë të jenë problem.

“Jam i kënaqur me progresin që është arritur në terren në Irak dhe Siri”, ka thënë Obama më 4 gusht ndonëse “ne ende jemi larg çlirimit të Mosulit dhe Rakës”, dy qytete që mbahen nën kontroll nga IS-i në Siri dhe Irak.

Derisa Shteti Islamik ka humbur territor në beteja, ai ka nënvizuar se grupi ka shtuar përpjekjet për të frymëzuar dhe organizuar sulme ndaj civilëve jashtë këtyre dy vendeve të Lindjes.

“Ata e kanë vërejtur se çfarë vëmendje fitojnë kur kryhen sulme të tilla më të vogla duke përdorur armë apo pushkë”, ka thënë Obama.

“Mundësia që sulmues të vetmuar apo grupe të vogla të kryejnë sulme që do vrasin njerëz është reale”, ka vlerësuar më tej lideri amerikan.

“Rrjetet e IS-it janë më aktive në Evropë se sa që janë në SHBA, por…është e mundshme që edhe në Amerikë të ketë rrjete që mund të aktivizohen”, ka thënë më tej presidenti amerikan.

“Se si reagojmë ne ndaj kësaj është e rëndësishme në përpjekjet tona për të shkatërruar ISIL”, ka thënë Obama dhe ka shtuar se “kur shoqëritë frikësohen ato mund të reagojnë në mënyra që minojnë vet përbërjen e shoqërisë”.

Më Shumë

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Suso kthehet në shtëpi – Liria rikthen një figurë emblematike

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Fitim Susuri, një prej figurave më të njohura të skuadrës prizrenase ndër vite. Në njoftimin e bërë publik nga...

Lajmet e Fundit