8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Obama mbron marrëveshjen me Iranin

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbrojtur marrëveshjen historike bërthamore të arritur me Iranin, duke thënë se marrëveshja është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

“Pa një marrëveshje, regjimi i sanksioneve ndërkombëtare do të zhbëhej, me pak aftësi për ta ri-impononuar atë. Me këtë marrëveshje ne kemi mundësinë që paqësisht të zgjidhim një kërcënim të madh në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Obama gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Obama gjithashtu tha se kritikat nuk kanë dhënë ndonjë alternativë më të mirë se sa marrëveshja e arritur në Vjenë më 14 korrik, transmeton Rel.

Ai shtoi se ende ka “diferenca të thella” mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me “përkrahjen e Iranit ndaj terrorizmit dhe përdorimi i fuqisë së tij për të destabilizuar pjesë të Lindjes së Mesme.”

Më Shumë

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Lajmet e Fundit