18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

OKB: Vonesa e institucioneve, ka dëmtuar Kosovën

KS-OKBVonesa 6 mujore e krijimit të institucioneve të Kosovës, ka dëmtuar vendin, dhe ka dërguar në pakënaqësi të madhe publike, po ashtu ka vonuar reformat dhe rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd, ka thënë në fjalimin e tij, në Këshill të Sigurimit, Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif.

Duke folur për gjendjen në Kosovë, në seancën e cila ka filluar para pak çastesh në selinë e OKB-së, në New York, Zarif, megjithatë ka vlerësuar se përkundër bllokadës politike, bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë kanë vazhduar, për temat që kanë të bëjnë me energjinë, menagjimin e integruar të pikave kufitare dhe lirinë e lëvizjes.

Ai ka folur edhe për komunat në veri, duke kërkuar që sa më parë të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sa i përket riintegrimit dhe riatdhesimit të personave të kthyer në Kosovë, Zarif ka thënë se këtu ka ende hapësirë për brengosje.

Duke folur për sigurinë, me theks të veçantë, Zarif ka folur për aksionin policor të Kosovës lidhur me arrestimin e 40 të dyshuarve për ekstremizëm, duke përshëndetur një aksion të tillë.

Ai po ashtu ka përshëndetur mbështetjen që i ka dhënë këtij aksioni edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndryshe, pas fjalimit të Zarif, fjalën e ka marrë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, për të cilin zeri.info, do t’ju informojë së shpejti./Zëri/

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Lajmet e Fundit