10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Olaf Scholz u zgjodh kancelari i ri Gjermanisë

Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu me votat e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Kjo i jep fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve.

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD), bëri të ditur se Scholz ka fituar 395 vota, ndërsa 303 deputetë ishin kundër. Pati edhe gjashtë abstenime. Tre vota ishin të pavlefshme. Për t’u zgjedhur në këtë post atij i duheshin 369 vota.

Për kancelarin e ri kanë votuar partitë SPD, të Gjelbrit dhe FDP, të cilët së bashku kanë 416 vota. Nga kjo shihet se ai nuk i ka marrë të gjitha votat e partive në koalicionin e ri në pushtet.

Bundestagu gjerman ka aktualisht 736 deputetë.

Kancelari i nëntë63-vjeçari Olaf Scholz është kancelari i katërt i SPD-së pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit. CDU deri tani ka pasur katër kancelarë Konrad Adenauer, Ludwig Erhard, Kurt Georg Kiesinger dhe Helmut Kohl. Ndërsa sot mori fund epoka e kancelares Angela Merkel e cila në këtë post ishte 16 vite me radhë.

Kancelari i ri pas zgjedhjes dhe pranimit të detyrës, shkon në Pallatin Bellevue ku pritet nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili do ta emërojë edhe zyrtarisht në këtë post. E më pas do të kthehet në Bundestag për të bërë betimin.

Pas betimit Scholz duhet të kthehet sërish në Pallatin Bellevue, ku në prani të Presidentit duhet të emërojë ministrat e kabinetit. DW

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Lajmet e Fundit