14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Olters: Me këtë ritëm duhen 65 vjet për të arritur vendet e BE-së

cgjan-peter-olters_310x186Kosovës do t’i duhen gjashtë dekada për të arritur nivelin mesatar të ekonomisë së vendeve të Bashkimit Evropian, e për ta shkurtuar këtë periudhë në vetëm 45 vjet i duhet një rritje të paktën prej 5 për qind. Kështu ka thënë shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, në një intervistë për “Koha Ditore”.

Ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i identifikojë të gjitha barrierat që kanë ndikuar në rënien e investimeve të jashtme dhe atyre të brendshme, pasi sektori privat duhet të jetë gjenerator i rritjes ekonomike.

Ai ka folur edhe për reformat e nevojshme për të gjeneruar rritje më të madhe ekonomike dhe rrjedhimisht edhe krijimin e vendeve të reja të punës. Olters ka thënë se shumë shpejt ndikimi i investimeve publike dhe remitancave do të zbehet në raport me rritjen ekonomike, prandaj ka bërë thirrje që t’i hiqen të gjitha barrierat sektorit privat që duhet të jetë gjenerator i rritjes ekonomike.

KD: Banka Botërore ka nisur publikimin e raporteve që tregojnë për zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Evropës Juglindore. Si qëndron ekonomia e Kosovës krahasuar me vendet e rajonit?

J.Olters: Raporti i ardhshëm për zhvillimin ekonomik të vendeve të Evropës Juglindore do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. Të dhënat tregojnë se nuk është se kemi ndonjë ndryshim dramatik krahasuar me raportet tjera. Kosova po vazhdon të ketë një rritje ekonomike solide, por jo rritje spektakolare.

Nëse merret për bazë mesatarja e rritjes ekonomike në vendet e rajonit, atëherë Kosova ka nivelin më të lartë të rritjes ekonomike, por në të njëjtën kohë ka nivelin më të lartë të papunësisë. Nëse e shohim në margjina del që ka një përmirësim të lehtë të punësimit në disa prej kategorive, me përjashtim të femrave të reja.

Papunësia në vitin 2013 është rreth 30 për qind, kurse rreth 65 për qind e kosovarëve të rinj janë të papunë, një shifër shumë e lartë kjo e papunësisë. Ky do të duhej të ishte prioritet i secilit vendimmarrës dhe do të duhej të ishte prioritet për Qeverinë e re. Ishte një fenomen i ri për Kosovën që papunësia ka qenë në pikën qendrore të programeve të tyre parazgjedhore dhe do të duhej të ishte fokusi edhe për katër vitet e ardhshme…

Më Shumë

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit