2 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Opozita e bashkuar nis përgatitjet për manifestim në Prizren

Opozita e bashkuar në Prizren ka mbajtur takim të përbashkët për koordinimin e angazhimeve lidhur me “Manifestimin për Republikën”, i cili do të mbahet me 19 dhjetorë në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”.

Deputeti i Nismës për Kosovë, Zafir Berisha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se opozita e bashkuar ka filluar përgatitjet për manifestimin. Thotë se strukturat e partive opozitare kanë vendosur të takohen me aktivistë e qytetarë, për t’i shpjeguar atyre qëndrimin dhe hapat e mëtutjeshëm opozitarë rreth dy marrëveshjeve.

“Në këtë takim u vendos që strukturat e partive opozitare ditëve në vijim të takohen me aktivistë e qytetarë, për t’i shpjeguar atyre qëndrimin dhe hapat e mëtutjeshëm opozitarë rreth dy marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, marrëveshje për formimin e Zajednicës dhe Demarkacioni me Malin e Zi”, ka shkruar Berisha.

Opozita e bashkuar fton qytetarët në mbështetje të kauzës sajë për të mbrojtur, sipas tyre, kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin e vendit, e cila po vihet në pikëpyetje nga koalicioni PDK-LDK-Serbska.

“Qytetarë të Prizrenit pjesëmarrja e juaj në ketë manifestim është fuqizim i kërkesave të opozitës së bashkuar dhe mbrojtje e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Berisha. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Shën Valentini në burg (tregim)

Konstandin Dhamo Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur. -?Mirëmëngjesi ! -?O, ç’kemi … -?Ç’po zhgrap ashtu...

Xhoxhaj sonte synon të mbrojë për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU)

Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë. Duelit kryesorë mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, i paraprinë disa...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit