Opozita nuk e voton Gjykatën Speciale

Gjykata-qekiqiLëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk e kanë ndërmend ta mbështesin në Kuvend ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shefat e këtyre grupeve parlamentare të këtyre subjekteve politike, Visar Ymeri, Donika Kada-Bujupi dhe Jakup Krasniqi kanë bërë me dije për ‘Epokën e re’, se deputetët e tyre nuk do të votojnë pro këtij ligji në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës, duke thënë se çfarëdo dyshime për krime eventuale do të duhej të trajtoheshin nga drejtësia vendore.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit