7.3 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Opozita pranon Gjykatë kompromisi

Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë

Propozimi i BE-së për Specialen të rishihet

Opozita dhe analistët vlerësojnë se Qeveria duke parë se nuk ka mbështetje për variantin e parë, që dështoi në Kuvend, duhet të dalë me një propozim konsensual, për të përfshirë të gjitha krimet e luftës, pa dallime etnike

Derisa partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, kanë mungesë të votave për miratimin në Kuvend të amendamenteve për krijimin e bazës ligjore të themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare dhe njohësit e sundimit të ligjit, konsiderojnë se këta liderë të papërgjegjshëm në qeverisje po e humbin edhe mundësinë e fundit të kompromisit për themelimin e Gjykatës Speciale, me qëllim të trajtimit gjithëpërfshirës dhe pa ngjyrime etnike, të të gjitha krimeve të luftës.

Shefi i grupit Parlamentar të ‘Vetëvendosjes’, Glauk Konjufca, është shprehur në favor të ridizajnimit të plotë të Gjykatës Speciale, pasi që forma e parë është kundërshtuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga vetë deputetë e mazhorancës. “Unë bëj ftesë që të reflektojnë edhe ata që nuk janë bindur ende që Gjykata është kundër interesave të Kosovës në mënyrën se si është konceptuar kështu”, u shpreh ai../Kosova Sot/

Më Shumë

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit