12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Opozita shurdhmemece

Qemajl Krasniqi

Për krejt këto dhe të tjera lëshime në qeverisje, si duket Vehapi e ka gjetur edhe mënyrën se si të heshtë opozitën e dobët dhe margjinale. Duke përdorur si gogol akuzën për futje në borxhe të Komunës, Vehapi dhe bashkëpunëtorët e tij sikur duan të kontrollojnë zërin opozitar në Kuvend.

AAK me  8 këshilltarë  dhe LVV me 2 këshilltarë, nuk përbëjnë ndonjë opozitë domethënëse dhe që do të ndikonte në marrjen e papenguar të vendimeve nga ana e Vehapit. Numri i heshtakëve të përjetshëm në kuadër të grupit të këshilltarëve të AAK-së është i konsiderueshëm dhe në shpërputhje të madhe me rolin që do të duhej të kishin në Kuvend. Nga ana tjetër edhe dega e AAK-së nuk është se po luan ndonjë rol domethënës në këto zhvillime.

Duket qartë se këtij subjekti i mungon profilizimi dhe kuadri i kualifikuar për t’u marrë me çështje të politikës lokale. Kjo paaftësi e opozitës po shfrytëzohet për mrekulli nga PDK, që po vazhdon të operojë me formulën e zakonshme të joshjes, shantazhit, presionit dhe subvencioneve e granteve qeveritare. Punësimi pa kriter i militantëve të partisë dhe shkelja e procedurave ligjore nuk paraqesin shqetësim për kryetarin Vehapi e as për opozitën shurdhmemece.

Fatkeqësia qëndron në faktin se në Rahovec nuk ka alternativë tjetër opozitare. Duket qartë se degët e partive politike në komunën e Rahovecit kanë nevojë për ristrukturim dhe futje të frymës moderne politike. Metodat e deritashme për joshje të njerëzve profesionistë dhe të kualifikuar janë treguar të pasuksesshme, prandaj liderët e partive tona politike në qendër do të duhet të mendojnë më shumë për të ardhmen se sa për pozitën e tyre në politikë e në shoqëri. Demokratizimi i partive politike fillon nga baza dhe kjo është gjëja për të cilën ka nevojë më së shumti qytetari në Rahovec dhe në tërë Kosovën.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Lajmet e Fundit