E dhimbshme, ylli i futbollit kroat po lufton me jetën

Disa vite më parë ai konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Bundesliga dhe një emër premtues për Kombëtaren e Kroacisë, por tashmë është i detyruar të luftojë me vdekjen. Ish sulmuesi i Ëerder Bremenit, Ivan Klasnic është në një situatë kritike, pasi për të tretën herë trupi i tij ka nevojë për nje veshkë.

Dy herët e para ishin familjarët që i dhuruan veshka, por tashmë i drejtohet opinionit publik për ndihmë pasi veshkat e tij nuk funksionojnë sërish dhe ditët e tij janë të numëruara. Klasnic u diagnostikua me sëmundjen e rëndë që kishte prekur veshat e tij rreth 10 vjet më parë dhe që prej asaj periudhe, të afërmit i kanë dhuruar dy veshka. Ishte fillimisht i ati që ia dhuri organin por veshka nuk funksionoi plotësisht në trupin e tij, ashtu si edhe organi i dhuruar nga vëllai i tij pak kohë më vonë.

“Po i përjetoj këto momente sikur të ishin të fundit në jetën time sepse jeta është përherë e varur në fije të perit. Gjithsesi duhet t’i dorëzohemi fatit tonë’, shprehet ish sulmuesi kroat në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën “Bild”.

Aktualisht, 36-vjeçari është në pritje të një organi që mund të vijë nga një person që ka humbur jetën.

“Jetoj në Hamburg me familjen dhe miqtë por e kesja është se mund të jem i regjistruar në listën e përfituesve vetëm në një shtet dhe në Kroaci mund të isha në listën e pritjes vetëm nëse do të zhvendosesha aty. Është një vendim shumë i vështirë por unë kam vendosur të qëndroj këtu në Gjermani”, thekson ai.

Aktualisht, ish sulmuesi i nënshtrohet hemodializës 3 herë në javë dhe do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën rutinë deri në gjetjen e një veshke që mund ta mbajë në jetë. Një histori vërtet e trishtë që vë në dukje se sa e brishtë mund të jetë jeta edhe për ata njerëz që dikur kanë qenë idhuj për mijëra tifozë.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit