Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Juventusi i është drejtuar UEFA-s me një varg dokumentesh për të dëshmuar se Ronaldo – i cili është në karantinë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus në fillim të javës së kaluar derisa ishte në detyrë me Portugalinë – nuk ka më asnjë simptomë të virusit dhe se është në gjendje të luajë, transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportojnë se Ronaldo e bëri dje një test për Covid-19, rezultatin e të cilit do ta mësojë sot.

Sot është afati i fundit kur Ronaldo duhet të dalë negativ në testin për koronavirus për të qenë në gjendje të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Barçës.

Rregullat e UEFA-s kërkojnë që një lojtar të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes.

Nëse testi i djeshëm i kthehet pozitiv, Ronaldo nuk do të lejohet të luajë javën e ardhshme edhe nëse del negativ në ditët në vijim.

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit