8.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

OVL e UÇK-së: Do ta bllokojmë Parlamentin për ta kundërshtuar Ligjin e pagës minimale

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka pritur në takim krerët e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për të diskutuar lidhur me Ligjin e pagës mininale ku kjo kategori janë hequr nga ligji.

Kryetari i OVL UÇK-së Faton Klinaku, tha se qeveria po krijon përçarje.

“Godit UÇK-në dhe ndoshta përfito vota”, tha Klinaku para mediave pas takimit me presidenten.

Derisa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari, tha se do të protestojnë për ta kundërshtuar këtë ligj.

“Qëndrimi i përbashkët i tri organizatave të dala nga lufta është që të mbajmë protesta dhe ta bllokojmë punën e Parlamentit”, tha Jashari.

Ai tha se i bënë thirrje presidentes që mos ta nënshkruajë këtë ligj i cili është diskriminues.

“Ne i thamë presidentes se nëse e dekreton një ligj të tillë i cili diskriminon, do t’ia vë vetës një njollë të keqe|, tha ai.

Ndryshe, të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, është mbajtur një protestë në mbështetje të veteranëve të luftës dhe po ashtu në kundërshtim të përgjimeve që janë publikuar, ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke folur me përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor dhe Sllavko Simiq.

Aty përmendet edhe Milan Radojçiq, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më Shumë

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit