11.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Pacolli çelësi i formimit të qeverisë, kontaktohet nga Veseli

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, edhe pse po del si më i votuari në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, pothuajse do ta ketë të pamundur ta formojë qeverinë, vetëm me minoritetet, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe.

Mundësia e vetme që i nominuari për kryeministër i PAN, Ramush Haradinaj, të mund ta kalojë në Kuvend formimin e qeverisë, është marrja në koalicion pas-zgjedhor edhe i ndonjë partie tjetër parlamentare, shkruan gazetametro.net.

PAN pritet që t’i ketë 37-38 deputetë, dhe për të arritur minimumin e nevojshëm prej 61 deputetëve, përveç 20 deputetëve të minoriteve, u duhen edhe rreth pesë deputetë të tjerë.

Një mundësi e tillë, është që çelësi i formimit të qeverisë së ardhshme të jetë Behgjet Pacolli, pasi LDK e VV po deklarohen kategorikisht kundër ndonjë koalicioni pas-zgjedhor me PAN.

Gazeta Metro, nga burime të afërta me koalicionin PAN, ka mësuar se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vetëm se ka vendosur kontaktet e para me Behgjet Pacollin, për të shikuar mundësitë e përfshirjes së këtij të fundit në koalicion pas-zgjedhor.

Siç mësohet, ata nuk janë thelluar në negociata, pasi duhet pritur ende për të parë se sa deputetë do t’i marrë AKR, e cila është në koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe Alternativën.

Këto burime i kanë thënë Gazetës Metro, se Veseli dhe Pacolli, e kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të bisedave për përfshirjen e AKR-së në koalicion.

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Lajmet e Fundit