8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Pacolli: Largimi i kosovarëve në favor të propagandës serbe

Behxhjet pacolliKreu i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se largimi i kosovarëve po ndodhë edhe për shkak të bashkëpunimit të mafies së Kosovës me atë të Serbisë.

Sipas tij e gjithë kjo po i ndihmonë Serbisë dhe propagandës së saj se Kosova është shtet inekzistent.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit.

Po gëzohët Serbia

Njerëzit kanë ikur, po ikin dhe do iknin jashtë vendit me KËT? QEVERI , por dhe me NJË qeveri tjetër që do krijohej nga OPOZITA. Mungesa e shpresës që rrezatojnë të ikurit në fytyrat e tyre, në vendimin për të marrë tërë familjen me vete, lidhet me QEVERINË, po ashtu dhe me OPOZITËN.

Në fakt, sot as kjo qeveri e as kjo opozitë nuk kanë dëshmuar qe benë apo do të benë diçka të mirë për qytetarin. Qytetarët këtë e kanë kuptuar shumë mirë. Serbia, sigurisht se ka lehtësuar me ikjen e njerëzve tanë. Është një bashkëpunim i mafies së Kosovës, me atë të Serbisë, që ka korruptuar policinë e disa vendeve, por jo vetëm.

Pamjet masive të ikjeve i shërbejnë luftës diplomatike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. Me këto ikje, serbija sot po i kontribon qellimit të saj,ta paraqet Kosovën si Shtet inekzistent, jo funkcional dhe liberalizimin e vizave ta bënë gjithmonë e më të vështirë.

A nuk ndihet mirë Serbia se mijëra kosovarë, pavarësisht luftës që është bërë për t’u ndarë, po kërkojnë pasaportat e Serbisë?

A nuk janë këto pamje masive të ikjes, dëshmia kryesore për propagandën serbe se Kosova është shtet i dështuar, i paqeverisshëm, se Perëndimi ka gabuar që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës?

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Lajmet e Fundit