16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ekziston një arsye pse BE po lejon emigrimin e kosovarëve

Emigrimi-637x360Socilogu Artan Muhaxhiri në një intervistë për Radio Kosovën thotë se arsyeja kryesore e largimit masiv të qytetarëve nga Kosova është humbja e besimit të tyre në shtetin e Kosovës.

Largimi masiv i qytetarëve nga Kosova, sidomos javëve të fundit, nuk po ndodhë vetëm për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Në mesin e atyre që po largohen ka edhe njerëz që lënë punë të mirë në Kosovë, lënë shtëpi e pasuri, në kërkim të një jete më të mirë.

Nga aspekti socilogjik kjo shihet si një dëshpërim i qytetarëve me shtetin e Kosovës.

Socilogu Artan Muhaxhiri në një intervistë për Radio Kosovën thotë se arsyeja kryesore e largimit masiv të qytetarëve nga Kosova është humbja e besimit të tyre në shtetin e Kosovës.

Kjo për faktin se, sipas tij, kur qytetarët marrin çdo ditë informata për korrupsion në secilin institucion të rëndësishëm, përfshi edhe gjykatat, policinë, universitetin e të tjera, atëherë humbet shpresa se ky shtet mund të merret me mirëqenien e tyre.

Muhaxhiri thotë se edhe varfëria e papunësia e madhe është një faktor që ka mbetur tërësisht i paadresuar dhe nga ana e partive kemi vetëm premtime gjatë fushatave zgjedhore për hapjen e vendeve të reja të punës, por konkretisht nuk bëhet asgjë.

“Kjo po ndodhë vazhdimisht dhe kjo ka bërë që qytetarët ta humbin besimin në shtet. Prandaj edhe me shfaqjen e mundësisë së parë për t’u larguar nga Kosova ka qenë e pritur që këta njerëz do të largohen. Pra ekziston një varfëri e papunësi shumë e madhe, por ajo që mungon më së shumti është shpresa dhe përspektiva se këto probleme të mëdha mund të zgjidhen. Pra Kosova edhe gjatë viteve të 90 ka qenë në varfëri të madhe dhe në shtypjen sistematike të shtetit serb, mirëpo ka ekzistuar një shpresë se një ditë gjithë kjo do të përfundojë, sepse armiku ka qenë i jashtëm. Në rastet kur armiku është i brëndëshëm atëherë edhe shpresa është shumë e vogël sepse nuk ka alternativë bindëse të cilat mund t’i mbajnë qytetarët në Kosovë”, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri kritikon gjithë klasën politike që nuk kanë treguar deri më tani para qytetarëve asnjë alternativë se si ta zgjidhin çështjen e papunësisë, si të luftohet korrupsioni dhe si të vendoset shteti ligjor në binarët e tij.

“Fenomenti i emigrimit tashmë është shndërraur në një cështje e cila ka rëndësi jetike për Kosovën. Mirëpo në fakt kemi parë shumë pak adresim, shumë pak qasje konstruktive të qeverisë, por edhe të ambasadave të huaja për zgjidhjen e tij. Emigrimi masiv asnjëherë nuk është një cështje e thjeshtë dhe nevojiten shumë aspekte dhe shumë faktorë që të koordinohet në mënyrë që ai realizohet”, theksoi Muhaxhiri.

Në rastin e emigrimit aktual të qytetarëve të Kosovës, sipas Muhaxhirit, ka një lloj menaxhimi të padukshëme të tij nga vendet evropiane. Ai thotë se është shumë e çuditshme që derisa publikisht këto vende dhe ambasadorët e tyre në Kosovë deklarojnë se nuk e përkrahin emigrimin, në aspektin konkret dhe në realitet ekziston një lloj pajtueshmërie e vendeve evropiane me këtë emigrim masiv.

“Me siguri ekziston një aryse e qartyë se pse po lejohet ky emigrim pikërisht në këtë moment dhe pikërisht nga Kosova. Mirëpo derisa nuk kemi asgjë zyrtare, atëherë vetëm supozojmë. Por është më se e sigurtë se ky emigrim është i kontrolluar, është i menaxhuar dhe ka qenë i planifikuar”, thotë Muhaxhiri.

Po, nga kush është e kontrolluar kjo ikje masive e qytetarëve nga Kosova?

“Nga strukturat e Bashkimit Evropian dhe nga vendet të cilat janë duke e dhënë miratimin që këta emigrant të shkojnë atje dhe të shpresojnë për një vend pune. Nuk duhet harruar që në të kaluarën ka pasur një regjim strikt ndaj emigrantëve dhe të gjitëh ata emigrant që kanë shkuar në mënyrë ilegale janë kthyer për një kohë shumë të shkkurtë, gjë që nuk po ndodhë me këtë valë massive aktuale të emigrantëve. Prandaj edhe shpjegimi dhe përgjigja duhet kërkuar nga autoritetet e BE-së, konkretisht nga vendet që po i pranojonë këta emigrant ku spikatet Gjermania”, thotë Muhaxhiri.

Në intervistën për Radio Kosovën, socilogu Muhaxhiri thotë se vendet evropiane, sidomos Gjermania, duhet të shpjegojnë çka ka ndryshuar në qasjen e tyre karshi emigrantëve nga Kosova dhe cili është plani i mëtejmë për sistematizimin e tyre në shtetit gjerman, ngase sipas tij, një ikje kaq masive nuk mund të bëhet në mënyrë të pakoordinuar, të paplanifikuar.

Edhe më e rëndë situata, sipas Muhaxhirit mund të bëhet nëse këta qytetarë që po ikin nuk arrijnë të sistemohen në vendet që kanë shkuar edhe ata kthehen prapë në Kosovë.

“Një ikje kaq masive e vë në pyetje edhe mundësinë e kthimit të tyre në Kosovës, sepse nëse gjithë këta njerëz, flitet për 100 mijë apo 200 mijë që mund të shkojnë deri në fund të këtij procesi, nëse këta njerëz kthehen prapë edhe të varfëruar në Kosovë dhe nuk u ofrohet asnjë përspektivë atëherë gjendja në Kosovë do të jetë jashtëzakonisht e rëndë dhe mund të ketë edhe trazira të armatosura sociale”, u shpreh Muhaxhiri.

Në këtë situatë, Muhaxhiri thotë se Qeveria nuk ka mundësi të ndikojë në ndaljen e ikjes masive të qytetarëve, ngase ai thotë se janë pikërisht këta politikanë që kanë kontribuuar më së shumti për krijimin e kësaj gjendje. Muhaxhiri thekson se institucionet e Kosovës nuk kanë as të drjtë morale t’u kërkojnë qytetarëve që të mos ikin, sepse këto institucione nuk ofrojnë një jetë dinjitoze. Por, një pjesë të fajit, sipas Muhaxhirit, e kanë edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Shteti i Kosovës nuk mund të garantojë asgjë në këtë moment, sepse është në një krizë shumë të madhe për të cilën pjesën më të madhe të fajit e ka vetë, por po ashtu një pjesë të fajit e kanë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, të cilët asnjëherë nuk kanë lobuar për ardhjen e ndonjë investitori të jashtëm për hapje të vendeve të reja të punës, por atyre vazhdimisht ju ka interesuar vetëm stabiliteti formal dhe sipërfaqësor”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Sociologu Muhaxhiri thotë se për dallim nga ndihma në aspektin politik, në aspektin ekonomik asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare nuk ka investuar në Kosovë për ngritjen e mirëqenies sociale e zvogëlimin e papunësisë, kur ka qenë e ditur që Kosova është e pafuqishme që vetë të krijojë vende pune. por vetëm në aspektin ekonomik.

Ndryshe, sipas të dhënave që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka prezantuar të premten para Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, emigrim ilegal të qytetarëve nga Kosova ka pasur edhe gjatë vitit 2013 dhe 2014, por numri më i madh është në vitin 2015 që arrin në 50 mijë.

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Lajmet e Fundit