10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Padia për Serbinë pas themelimit të Gjykatës Speciale

Gjykata-peshorjaZëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten ka konfirmuar se institucionet vendëse nuk kanë rrugëdalje tjetër pos që ta formojnë vetë Gjykatën Speciale, ndërkohë që ka përsëritur qëndrimin se me krijimin e rrethanave të duhura legale Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid.

Mirëpo përfaqësues të partive opozitare edhe një herë kanë theksuar se nuk do ta japin votën e tyre në Kuvend për Specialen, pasi që, sipas tyre, udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së argumentin e vetëm para ndërkombëtarëve në prag të lidhjes së koalicionit e kanë pasur se i kanë dy të tretat e votave të duhura për krijimin e Gjykatës Speciale.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se deputetët e subjektit të tij nuk do të votojnë pro ngase konsiderojnë se kjo temë nuk është e rëndësishme për vëmendjen e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar ndryshim dhe kjo i është mohuar nga koalicioni PDK-LDK në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Në anën tjetër, zv.kryeministri Thaçi ka vlerësuar se i gjithë spektri politik kosovar i përfaqësuar në institucione duhet të jetë i kujdesshëm sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ngase, sipas tij, çështja mund të përfundojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Koha Ditore/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit