Paditet Drejtoria e Arsimit në Suharekë, Jehona Berisha kërkon të kthehet në punë

Është kthyer në korrigjim dhe rregullim të kërkesëpadisë padia në rastin ku Jehona Berisha po kërkon nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë që e njëjta ta kthehet në vendin e punës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë i autorizuari i paditëses avokati Nexhat Elshani si dhe avokati publik i Komunës Qazim Hasanaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes Shaban Zeqiraj ka konstatuar se Gjykatës i është dorëzuar vetëm padia, asnjë provë materiale dhe as dëftespagesa mbi taksat gjyqësore për padi.

Në këto rrethana gjyqtari Zeqiraj e ka shtyrë seancën e sotme për datë 5 maj 2021 në ora 13:30, ndërsa e ka detyruar të autorizuarin e paditëses që në afatin prej 3 ditëve gjykatës t’ia dorëzojë korrigjimin dhe rregullimin e kërkesëpadisë si dhe të gjitha provat materiale dhe dëftespagesën e taksave.

Ndryshe sipas padisë së dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë paditësja ka kërkuar nga Komuna e Suharekës- Drejtoria Komunale e Arsimit që e njëjta t’ia mundësojë normën e plotë të punës sipas kontratës së punës të nënshkruar nga palët ndërgjygjëse që nga viti 2009. Gjithashtu nga e paditura ka kërkuar që t’ia heqë të gjitha shpenzimet e procedurës për aq sa i cakton gjykata me plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e ekzekutimit të dhunshëm. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit