7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pagesat për bujqit kosovarë ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se këtë javë do të nxjerrin vendim për t’i paguar subvencionet për bujqit, pagesë kjo e cila do të nis gjatë javës së ardhshme.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit, tha se bujqit kanë fjalë më shumë për ndihmë se sa për fjalë të bukura.

“Pse nuk janë kompensuar dëmet e shkaktuar kryesisht në serra, nga erërat në komunën e Skenderajt, ku dihet se keni proklamuar se do të kompensohen, kanë kaluar disa muaj dhe fermerët ende nuk janë kompensuar”, tha ai.

Kurse, ministri Mustafa tha se në kuadër të programit të rimëkëmbjes kanë për këtë vit, bujqit do të marrin dy këste, subvencione.

Mustafa shtoi se për t’u siguruar se këto fonde shkojnë në vendin e duhur kanë rritu kontrollet administrativ dhe kontrollet në terren, me të vetmin qëllim që këto fonde të shkojnë te bujqit.

“Deri tani kemi shqyrtuar më shumë se gjysmën e aplikacionit. Po e përsërisë, edhe pse sivjet ballafaqohemi me situata për shkak të Covidit, jemi një ditë vonës, krahasuar me vitin 2019, ku nuk kishte Covid. Këtë javë po nxjerrim vendimin mbi 5.5 milionë euro për të paguar, që realizohen në javën e ardhshme, dhe kjo shumë e subvencioneve do të rritet nga java në javë…javën e ardhshme fillojnë pagesat”, tha ai.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit