23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Pajtohen për forcimin e komiteteve të sigurisë

001Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të cilët kanë biseduar për forcimin e rolit të KKSB-së dhe formimit të komiteteve lokale të sigurisë në bashkësi. Në këtë takim morën pjesë, Rifat Marmullaku, nga MPB-ja, majori i policisë, Çlirim Hajdini, nga Policia e Kosovës, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, me stafin dhe koordinatori i EVSB-ve në Malishevë,Sejdi Paçarizi.

Sipas majorit Çlirim Hajdini, nga Policia e Kosovës, qëllimi i këtij takimi, është mundësia e forcimit të funksionimit të KKSB-ve, përkatësisht formimi i trupave tjerë, siç janë komitetet lokale të sigurisë në bashkësi, edhe në Komunën e Malishevës, sikur që janë të formuara edhe në disa nga komunat tjera.

Ndërsa Rifat Marmullaku, nga Ministria e Punëve të Brendshme, shpjegoi për qëllimin e formimit të këtyre komiteteve, rolin e tyre, organizimin dhe mënyrën e funksionimit e komiteteve lokale të sigurisë, komitete të cilat, do të luanin një rol të rëndësishëm për komunitetin në përgjithësi.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e vlerësoi si shumë të rëndësishme, formimin e këtyre komiteteve dhe tha se “përmes këtyre komiteteve, do të mund të përfitonin shumë, por përfitimi më i madh është, ruajtja e jetës së qytetarëve dhe organizimi ynë si shoqëri, pasi e gjithë bota funksionon në mënyrë të organizuar”.

Kryetari Begaj, premtoi përkrahje në formimin e këtyre komiteteve.
Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, e falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e shkëlqyer të komunës me Policinë e Kosovës, përkrahjen dhe mirëkuptimin e treguar në vazhdimësi.

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Lajmet e Fundit