12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Panik në një fshat serb, vdesin meshkujt që u fillon emri me S

Në fshatin e Prokuples, Gornje Kordince (Serbi) mbretëron një panik pasi që për tre muaj aty vdiqën pesë veta emri i të cilëve fillonte me shkronjën S!, njoftojnë medie serbe.

Së pari vdiq Stanojlo, pastaj Slobodani.

Pas tyre Stojani, e para dhjetë ditësh edhe Sveta.
Filluan edhe tregimet se në fshat po vdesin meshkujt emri i të cilëve fillon me shkronjën S dhe ata emra u quajtën të mallkuar.

Pastaj të martën e kësaj jave vdiq edhe Stole…
Dhe tash në këtë fshat ka filluar frika nga vdekja e të gjallëve që emrat u fillojnë me këtë shkronjë, përcjell portali serb “kurir”.

Ka raste që individë me këta emra kanë filluar të mendojnë për ndërrimin e emrit të vet.
Në këtë fshat jetojnë 120 banorë e mesatarisht i kanë nga 60 vjet.
“Nuk vjen vdekja për shkak të emrit por për shkak të tensionit.
Fshati na është zbrazur dhe fëmijët nuk duan të mbesin këtu e neve që jemi këtu rëndom se na ndodh vdekja.

Dikur emrat me shkronjën S ishin në modë ndaj dhe çdo i dyti quhej Slobodan, Stanojlo, Stole…”, thotë 84 vjeçi i katundit Çeda.

Media që ka shkruar për rastin, ka provuar të flasë me burrat që bartin emrat e filluar me shkronjën S, por ata nuk kanë dashur të flasin ndërsa njëri, me të cilin ekipi i portalit ishte takuar rastësisht, kishte emrin Slavisha.

“Do ta ndryshoj emrin. Edhe ashtu kurrë s’ më ka pëlqyer”, ka thënë ai.

Më Shumë

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit