-3.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Paraburgim për tre persona në Prizren për posedim dhe përdorim të armës

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurve A.B., B.B.(I), dhe B.B.(II)., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe lëndimi i lehtë trupor.

Sipas njoftimit për mediat, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 28.12.2020 deri me datën 27.01.2021.

“I pandehuri A.B., ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së, dhe veprës penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.2 të KPRK-së dhe i pandehuri A.B., në bashkë kryerje me të pandehurit B.B.(I), dhe B.B.(II)., kanë kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 par.2 dhe 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të gjykatës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Pensionohet profesori i Biologjisë në gjimnazin “Gjon Buzuku”, Bedrija Shabani

Dje, në ambientet e gjimnazit “Gjon Buzuku”, u shënua dalja në pension e profesorit të Biologjisë, Bedrija Shabani, një emër i respektuar dhe i...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit