Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf Sinanaj.

Familjarë, miq, kolegë dhe eprorë të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së një karriere 36-vjeçare në shërbim të sigurisë dhe rendit.

I emocionuar, Sinanaj falënderoi kolegët për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm ndër vite, duke theksuar se ndihet krenar për kontributin e dhënë, si dhe për mbështetjen e pakursyer nga familja e tij.

“Ndjehem shumë krenar për rrugëtimin tim dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me kolegët,” u shpreh ai, transmeton TV Prizreni.

Edhe familja e tij vlerësoi lart përkushtimin dhe ndershmërinë e treguar gjatë gjithë shërbimit. E bija, Kujtime Sinanaj, tha se janë krenarë për punën profesionale, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij ndaj detyrës dhe familjes.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin shumëvjeçar në Policinë e Kosovës, për Nasuf Sinanajn u organizua një ceremoni rasti, ku kolegët e falënderuan për angazhimin dhe shembullin e dhënë ndër vite.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit