22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Paralajmërohet shtimi i masave të sigurisë përreth shkollave

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar se do të ketë shtim të masave të sigurisë përreth shkollave dhe në fshatra, ndërkohë që ka kërkuar angazhim nga Policia edhe lidhur me rastet e vjedhjeve. Kreu i Komunës këto qëndrime i ka paraqitur në takimin për koordinim lokal të sigurisë dhe njëherësh ka bërë të ditur se këto takime tani e tutje do të kryesohen nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka.

“Do të shtohen masat e sigurisë përreth ambienteve në shkolla, në fshatra, si dhe do të kërkojmë nga policia të jenë më syçelë sa u përket rasteve të vjedhjeve”, ka thënë kryetari Muharremaj, sipas ZI-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Milazim Lumi, ka theksuar se aksioni “Stop drogës në shkolla” është në vijim, “ku pjesëtarë të policisë në rroba civile janë prezentë përreth shkollave”.

Sipas ZI-së, paraprakisht kapiten Lumi ka elaboruar rreth gjendjes së sigurisë në këtë Komunë për katër vjetët e fundit, me ç’rast ka thënë se ka rënie të numrit të vjedhjeve. Ai ka pohuar se në vitin 2017 janë evidentuar 81 raste të vjedhjeve të rënda krahasuar me vitin 2016, kur janë regjistruar 107 raste të vjedhjeve të rënda. Lumi ka theksuar se ka pasur rënie edhe në numrin e aksidenteve

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit