Parkingjet nëntokësore të planifikuara nga Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, nëse zgjedhet kryetar ka paraparë ndërtim të parkingjeve nëntokësore.

“Pos shumë projekteve të tjera, të parapara të realizohen në Prizren, gjatë mandatit të Shaqir Totajt janë edhe parkingjet e reja nëntokësore, në tri lokacione të rëndësishme, në hyrje të qytetit”, tregon Qazim Morina, anëtar i ekipit të Totajt.

“Garazhi trekatësh, afër stacionit të autobusëve, ai në lagjen “Bazhdarhane” dhe garazhi në lagjen “Bajram Curri”, të cilët parashihet të kenë mbi 2.000 vende do t’u ngjajnë projekteve perëndimore”.

“Ato, jo vetëm do ta heqin dilemën e vozitësve, por edhe do ta shkarkojnë trafikun brenda qytetit, e sidomos brenda zonës së parë, pjesës historike. Tiketa e parkimit të veturës në vende të sigurta, shoferëve do t’u vlejë edhe si biletë e autobusit urban”.

“Realizimi i projekteve do të hap shumë vende të reja pune”.

“Prizreni do të marrë “frymë” më lirisht nga automjetet. Do të ketë më pak ngarkesa në qarkullimin e automjeteve, ndërsa kjo do ta bëjë qytet më ekologjik”.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit