14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Partia e Drejtësisë në Prizren, vizitohet nga ajo e Turqisë

Kryetari i Partisë së Drejtësisë në Prizren, Qemal Mehmeti së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur një delegacion të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë.  Mehmeti e çmoi lart vizitën e delegacionit turk, duke e vlerësuar si një mundësi dhe hap të rëndësishëm në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe ekonomike të Komunës së Prizrenit dhe komunave të Turqisë.

Poashtu, edhe bashkëpunimi ndërpartiak midis AK dhe PD u vlerësua shumë strategjik dhe u shpreh pajtueshmëri dhe gadishmëri që i njëjti të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet.

Edhe me këtë rast populli turk dhe institucionet shtetërore, ato ekonomike dhe joqeveritare të Turqisë u falenderuan për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës , me theks të posaqëm në ndihmat Komunës së Prizrenit.

Mehmet Babacan, këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Turqisë, Numan Kurtulmus, në emër të delegacionit turk, por edhe në emër të Qeverisë së Turqisë, falënderoi kryetarin e degës së PD në Prizren Qemal Mehmeti dhe bashkëpunëtorët e tij , për pritjen, duke siguruar se do të angazhohen që ky bashkëpunim në të ardhmen të thellohet edhe më shumë.

Nga të dy palët u konkludua se vlerat e përbashkëta duhet të ruhen dhe kultivohen edhe në të ardhmen./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Lajmet e Fundit