Partitë shqiptare kërkojnë kthimin e vitit 1878 në emblemën e Prizrenit

Organet komunale të Prizrenit do të bëjnë përpjekje për të gjetur një mënyrë për kthimin e vitit “1878” në emblemën e Komunës.

Kjo çështje është diskutuar të premten në seancën e Kuvendit të Komunës dhe anëtarët e këtij organi janë pajtuar që së pari të krijojnë Komisionin statutar, i cili do të merret me propozimin e ndryshimeve në statutin e Komunës së Prizrenit, përfshirë këtu emblemën e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë këtyre diskutimeve është vënë në pah fakti se lidhur me emblemën e Komunës së Prizrenit me vitin 1878 ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, porse sipas tyre kjo padrejtësi duhet të korrigjohet.

Para miratimit të rendit të ditës së mbledhjes së KK-së, këshilltarja e “Vakatit”, Memnuna Ajdini, ka vlerësuar se çështja e emblemës së Komunës së Prizrenit është e kryer, madje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur bindjen se nuk duhet të jetë në rend të ditës.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit