Presidenti jep shenja tërheqjeje nga përfaqësimi i Kosovës në dialog

Nga Shtetet e Bashkuara presidenti Hashim Thaçi është kthyer me ide të tjera që lidhen me dialogun e Kosovës me Serbinë. Ai nuk e ka përsëritur nevojën për “korrigjimin” e kufirit dhe as nuk ka folur për mungesën e ndjeshmërisë për “dhuratën” e Rankoviqit, e paralelisht këtyre ka dhënë shenja se mund të tërhiqet nga përcaktimi për ta përfaqësuar Kosovën në këtë proces dialogu, shkruan sot Koha Ditore.

“Krejt e parëndësishme është kush e udhëheq procesin. Ja tash Ekipin negociator të Qeverisë e udhëheq z. Limaj. Le të bëhet Ekipi negociator i Kosovës (opozita v.j.). Le t’i bashkëngjiten asaj ekipe. Le t’i kryejnë të gjitha ato elemente që janë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Mund të mos jetë aty fare presidenti”, ka thënë Thaçi, në konferencën e parë për shtyp që pas kthimit e ka mbajtur në rezidencën e tij në Prishtinë.

“Presidenti i mbështet plotësisht, por të mos politizohet kjo çështje. Ta forcojmë unitetin për të vepruar si shtet”.

Gjatë gjithë javës kreu i shtetit ka qëndruar në New York për të përcjellë sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Aty ka takuar shumë burrështetas, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, një këshilltar i të cilit ka thënë më herët se për SHBA-në është e pranueshme secila zgjidhje që mbërrihet mes palëve, pa përjashtuar korrigjimin e kufirit

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit